“Do ta shohësh!”- U dënua me 11 vite burg nga GJKKO, “Daku” kërcënon në sallën e gjyqit vrasësin me pagesë! Ç’ndodhi në seancën pa media

Jan 10, 2025 | 13:57
SHPËRNDAJE

“Do ta shohësh ti”, kështu iu është drejtuar Leonard Luzi vrasësit me pagesë, Amarildo Nikolli gjatë seancës së GJKKO-së, ku e denoi këtë të fundit me 11 vite burg për porositjen e vrasjes së Inez Hajrullës.

Inez-Hajrulla leonard luzi amarildo nikolli

Mësohet se gjatë seancës pa media, Leonard Luzi, i njohur me nofken “Daku” është acaruar kur gjqytari ka dhene denimin ndaj tij dhe dhe pasi ka kërcënuar të penduarin e drejtësisë, Amarildo Nikollën, ka goditur me grusht xhamin e kafazit. Gjate seances Luzi ka thene me tone kercenuese: “Do ta shohesh ti Amarildo!”

Nderkohe qe nga na tjeter, trupa gjykuese e kryesuar Bib Ndreca vendosi dënimin me burg:

– Leonard Luzi, i njohur si “Daku”, me 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi i ulet në 7.4 vite.

– I penduari i drejtesisë Amarildo Nikolli me 7.4 vite burg, dënimi i ulet në 2.9 vite

Muharrem Koroveshi me 10 vite burg, dënimi i ulet nga gjykimi i shkurtuar në 6.8 vite

Atentati do të kryhej në 7 gusht 2023, por u parandalua nga policia pasi vrasësisi me pagesë Amarildo Nikolli u arrestua nga policia dhe rrëfeu ngjarjen.

Leonard Luzi
Leonard Luzi

47-vjeçari Leonard Luzi u arrestua nga autoritetet spanjolle më 18 korrik 2024, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim për organizimin e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, një krim që u parandalua.

“Daku” është një emër i njohur për policinë, pasi ka lidhje të forta me eksponentë të krimit. Ai është shoku i Amarildo Nikollit, të penduarit të drejtësisë, i cili ndodhet në burg.

Atentati në tentativë ndaj Inez Hajrullas u zbardh nga rrëfimi i të penduarit, i cili tha se ishte pajtuar nga “Daku” për të kryer vrasjen, por nuk mundi ta ekzekutonte shënjestrën, pasi u arrestua nga policia.

Inez Hajrulla është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Vlorë. Ai mori drejtimin e grupit kriminal pas vrasjes në 2018 në Durrës të Edison Arizajt, i njohur si Edison Faqedjeguri.

Amarildo Nikolli
Amarildo Nikolli

ATENTATI I DESHTUAR NDAJ INEZ HAJRULLA DHE ERVIS MATODOSHAJT

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

TE ARRESTUARIT PER ATENTATIN E DESHTUAR

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno.

Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.

SI KANE NISUR NGJARJET KRIMINALE 

Hetimet kane provuar se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.

I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura