“Do jetë fuqia e tmerrshme kundër okupatorit”, vendimi i PKSH më 1943 për krijimin Ushtrisë Nacionalçlirimtare! Nga lufta, në kryengritje të armatosur!

Aug 20, 2024 | 13:08

enver hoxhaBASHKIM QELI
STUDIUES

Edhe pse vitet rrjedhin si lumi dhe u largohen datave të fillesave, të ngjarjeve madhore aq më të vlefshme dhe të rëndësishme bëhen vetë ngjarjet! E pohojë këtë të vërtet duke parë tërësinë e tyre, si në kohën e zhvillimit dhe të rëndësisë, ashtu edhe në pikëpamjen të vlerave që përçojnë në vazhdimësi historike. Konferenca e Parë e Vendit e PKSH (17 – 22 mars 1943), i kushtoi një vëmendje të veçantë vënies në jetë të një prej detyrave të strategjisë së saj, për të luftuar kundër pushtuesit, krijimin e UNÇSH-së, si kusht i domosdoshëm për shndërrimin e luftës në kryengritje të përgjithshme të armatosur, për çlirimin e vendit.

Për këtë, Konferenca orientoi: – “Të krijojmë prej njësive partizane vullnetare Ushtrinë Nacionalçlirimtare, të rregullt, e cila do të jetë fuqia e tmerrshme kundër okupatorit dhe garancia e sigurt dhe e fuqishme për çlirimin e popullit”. (PPSH Dok. Kryes. Vëll.I f. 141) Në verën e vitit 1943, me përmasat që kishte marrë Lufta Antifashistë Nacionalçlirimtare, ishin pjekur të gjitha kushtet për zbatimin e kësaj detyre. Rritja e Ushtrisë Nacionalçlirimtare u bë në mënyrë graduale, shkallë-shkallë, nga njësitet guerile deri në korparamata, e cila kaloi në tri faza, gjatë të cilave u zhvillua LANÇ-i. Faza e parë (nëntor 1941–korrik 1943) përkon me krijimin e njësiteve guerile, çetave dhe batalioneve partizane, me mbi 10 000 luftëtarë të tjerë të organizuar në 22 batalione dhe çeta partizane dhe mbi 20 000 luftëtarë të organizuar në çetat vullnetare territoriale.

Faza e dytë (korrik 1943–maj 1944), që përkon me krijimin e SHP dhe brigadave sulmuese dhe krijimi ZIO Vlorë – Gjirokastër dhe shtabeve-qarqeve, e cila në fund të fazës së dytë u kthye në ushtri të rregullt partizane me një efektiv mbi 35 000 partizanë të inkuadruar në Brigadat 1,2,3,4,.5, 6, 7, 8,12, sulmuese, në 10 grupe partizane dhe 14 batalione autonome, pa llogaritur çetat e batalionet vullnetare.

Faza e tretë (maj-nëntor 1944), ku ushtria partizane kaloi në shkallën më të lartë në ushtri të rregullt, me krijimin e KP UNÇSH-së, ku u krijuan 8 divizione dhe tri korparmata, me një efektive prej 70 000 partizanësh.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte zgjeruar shumë, e si rrjedhojë u krijuan divizionet dhe krahinat e Shqipërisë së Jugut ishin çliruar plotësisht forcat armike mbanin disa qytete. UNÇSH–ia kishte marrë nismën operative dhe kishte kaluar në mësymje të përgjithshme, DIS kaloi lumin Shkumbin për çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ndërsa forcat e tjera kaluan në sulm për çlirimin e qyteteve të jugut. Gjatë kësaj faze krijohet edhe Br. 19 S në Theollogo të Gjirokastrës, më 30 gusht 1944. Ajo u formua mbi bazën e Grupit IV partizanë, “Çamëria” i ZIO, që kishte kryer veprime luftarake në zonën e Konispolit, Sarandë, Dropull dhe gjatë bregdetit Sarandë–Himarë. Megjithëse brigada ishte e re, efektivi i saj kishte një përvojë të pasur luftarake. Efektivi i saj përbëhej nga fshatrat e Konispolit, Dropullit, Vurgut dhe Pogonit. Kjo brigadë u quajt si Brigada e Vëllazërimit midis popullit shqiptar dhe atij minoritar.

Formimi i kësaj brigade ishte një ngjarje e rëndësishme për popullin dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare, veçanërisht për popullin e zonës ku u krijua. Baza e formimit të brigadës ishte Gr. IV P “Çamëri” i ZIO, i përbërë nga batalionet “Thoma Lulo”, b1P, “Thanas Ziko” b2p dhe “Lefter Talo, b3p, dhe batalioni “Mateoti” në përbërje të saj ajo kishte dhe një kompani mortajash 81 m/ m, me një efektiv 850 veta ku 65 prej tyre ishin vajza. Kalimi nga grupi partizan në Br. 19 S ishte një rritje e përsosje nga ana e strukturës organizative. Në brigadë militonin 130 komunistë të organizuar në 31 celula partie. Në brigadë dhe në batalion kishte përgjegjësi rinie, ndërsa në kompani kishte aktiv të rinisë, në brigadë ishin 410 të rinj. Në brigadë dhe batalion kishte intendent për prapavijën, që siguronin furnizimin me ushqim, veshmbathje dhe municion. Krahas shërbimit të prapavijës u organizua më vonë shërbimi shëndetësor.

Në Theollogo ishte ngritur edhe spitali partizan në Leshnicën e Sipërme, çdo batalion dhe kompani kishte infermier me çantën sanitare. Baza për furnizimin me ushqim e veshmbathje ishte populli i zonës. Struktura organizative e Br19S ishte, Komanda e Shtabi i brigadës, Seksioni Politik, Sektori i prapavijës, sektori shëndetësor, Artileria, sektori i ndërlidhjes dhe kompania e shtabit. Komandant brigade Andrea Nasi dhe më vonë Thoma Xhixho, Komisar brigade Vango Mitrojorgji e Thoma Xhixho, përgjegjës rinie Niko Papa, intedent brigade Jasin Kseno. Komandantët batalioneve ishin Edip Çuçi, Panajot Pano, Kosta Vatovali, Vasil Dalani, Miltiadh Papa e Kristofot Mullaji.

Komisar batalionesh ishin Polo Bezhani, Thoma Xhixho, Theodhori Shano, Vango Mitrojorgji, Kosta Katranxha, Jorgo Koço. Armatimi i brigadës kryesisht ishte armatimi trofe, italian dhe gjerman ishte armatimi i lehte armët e këmbësorisë, çdo batalion kishte 4 mitralozë të rëndë italianë dhe gjermanë. Batalionet e kësaj brigade dhe ato përpara formimit të saj, duke zbatuar direktivën e PKSH dhe udhëzimet e SHP dhe më pas të KP të UNÇSH-së Enver Hoxha, kanë bashkëvepruara ngushte me forcat greke të EAMI–it për asgjësimin e armikut të përbashkët të cilat mundësuan për vëllazërimin e dy popujve shqiptar dhe grek. Megjithëse përurimi i Brigadës 19 S, u bë më 30 gusht 1944, rruga luftarake e saj kishte filluar qysh herët kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Më 18 qershor 1943, mbi bazën e çetës partizanë “Çamëria”, në Pandalejmon të Konispolit, u krijua batalioni partizan “Çamëria”, i cili për një periudhë njëmujore arriti efektivin 220 partizanësh, i përbërë nga tri çeta “Alush Taka”, “Hoxha Tasim” dhe “At Stath Melani”.

Batalioni me bazë çete kreu veprime luftarake në afërsi të Urës së Kranes, në luftën e Kuqarit në Përmet dhe mbrojtjen e Konispolit. Batalioni “Çamëria” në bashkëveprimi me forcat territoriale të Konispolit, Vervës, Mursisë, Pandalejmonit, Shalësit, Vagalatit, Markatit, Sopikut, mbrojtën me sukses Konispolin duke thyer sulmet e forcave gjermane që vinin nga Filati e Preveza. Më 5 nëntor 1943, mbi bazën e batalionit “Çamëria” formohet Gr 4 P “Çamëria” i ZIO me komandant Jaho Gjoligu dhe komisar Mustafa Matohit, më 26 nëntor grupi iu shtua edhe batalioni “Thanas Ziko” i formuar në Derviçan të Dropullit dhe në dhjetor në fshatin Markat të Konispolit u formua batalionet “Telo Plaku” dhe “Pandeli Boçari”, të cilët u futën në përbërje të Gr4 P. Me dështimin e operacionit armik të qershorit 1944, pushtuesi u vu përpara një dështimi të madh, sepse nuk i realizuan objektivat për likuidimin e forcave partizane në jug të Shqipërisë. Për forcat partizane u krijuan kushte të favorshme për të realizuar urdhrin e KP të UNÇSH-së Enver Hoxha të 28 gushtit 1944, drejtuar ZIO, ku thuhej: “Forcat duhet të jenë gati, që në urdhrin e parë të sulmojnë qytetet. Urdhrat që merrni dhe ato që jepni të zbatohen më ashpërsinë më të madhe. Kush shmanget, ka përgjegjësi të madhe. Lidhjet ndërmjet reparteve të jenë të forta dhe të shpejta”. (Dok. KP e SHP vell.2.f. 130-131)

Në fund të verës së 1944, forcat e UNÇSH-së ishin hedhur në sulm për çlirimin e vendit. Br19S morri për detyrë që të sulmonte Konispolin në bashkëveprim me forcat e Br8S dhe regjimetin e 15 të EAM-it. Sulmi filloi në ora 09.oo të 28.08 dhe mbas luftimesh të ashpra, forcat e Br19, 8 S u futën në Konispol. Me çlirimin e Konispolit rruga Konispol– Delvinë u vu plotësisht nën kontroll nga forcat e Br19 S. Detyrë tjetër për forca e Br19S ishte mbajtja nën goditje rrugëkalimin SarandëDelvinë-Jorgucat-Kakavijë, duke vepruar me grupe të vogla godiste kolonat armike në këtë rrugëkalim.

Ndërsa për në drejtimi të Sarandës forcat e Br19S u shtrinë veprimet deri në fshatrat Vromero-Çukë. Nga 10-15 shtator forcat e B2p të brigadës kryen një sërë goditjesh në rrugëkalimin Jorgucat-Delvina. Në pesëmbedhjetëditëshin e parë të muajit shtator, Br19S mori për detyrë që në bashkëveprimi me Br14 S të çlironin Gjirokastrën. Me një batalion, gjatë datë 15-16 shtator organizoi pritë në rrugëkalimin Gjirokastër–Janinë, në rajonin Dhruvjan- Sofratik-Terihat dhe Gornxi-Vanistë, por nuk pati asnjë lëvizje nga armiku. Sulmi filloi në pasditen e 17 shtatorit. Armiku duke e ndjerë rrezikun në agim të 18 shtatorit u largua nga Gjirokastra.

Populli i Gjirokastrës i priti me krahëhapur dhe entuziazëm partizanët që çliruan qytetin e tyre. Më pas shtabi i Br19S mori për detyrë që të godisnin forcat gjermane në Delvinë dhe Sarandë dhe t’i çlironin ato. Për çlirimin e Sarandës forcat e brigadës bashkëvepruan me forcat angleze, të cilat do t’i mbështesnin me zjarrin e artilerisë nga deti. Sulmi për çlirimin e Sarandës u bë i befasishëm dhe i shpejt nën mbështetjen e artilerisë së anijeve nga deti dhe mbas tre ditë luftimesh forcat armike u asgjësuan dhe u çlirua Saranda. Me çlirimin e Sarandës brigada mori detyrë që të çlironte Delvinën. Më 9 tetor 1944, b1p i Br19S kishte zënë pozicionin në lartësitë e fshatit KostarMukres-Xhermëhall lagje në periferi të Delvinës.

Artileria angleze hapi zjarr mbi fshatin Vromero dhe Halite, ndërsa forcat e b1p të Br19S hapën zjarr të fuqishëm, nën trysnin e forcave partizane më 8 tetor forcat gjermane braktisën Delvinën dhe më 9 tetor forcat e b1p u futën në qytetin e çliruar, të cilat u pritën me dashur dhe entuziazëm nga qytetarët e Delvinës. Më 10 tetor 1944 KP e UNÇSH-së me urdhrin nr.378, ku thuhej ;- “Për të aneksuar veprimet e brigadave tona dhe për ta bërë më të fuqishme goditjen kundër okupatorit gjerman dhe tradhtarëve të vendit, urdhërojmë, formimin e D 3 S, i cili do të përmbledh në gjirin e vet , Br 12, 14, 19 S.” (Dok.KP e SH të UNÇSH-së vell.2.f.243). Me çlirimin e Delvinës KP e SHP i UNÇSHsë vuri në gatishmëri forcat e Br 12, 14, 19 S për të mbrojtur bregdetin dhe rajonet kyçe si Qafa e Gjashtë, Butrintin, Bogazin. Me çlirimin e Sarandës, Br19 S mori në dorëzim qytetin ku u vendos Shtabi brigadës dhe b3p në Sarandë, b1p mori urdhër të marshonte për në Himarë dhe të vendosej në Vlorë, bp “Metoiti” u vendos në Delvinë dhe b2p u vendos në Konispol. Me detyrë që të mbronte bregdetin shqiptar Sarandë-Himarë e Vlorë./Gazeta Panorama

© Panorama.al

Te lidhura