Klubi i Milanit nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Fiorentinës, Rikardo Montolivo. Klubi kuqezi me anë të një faksi i ka kërkuar dje klubit të Fiorentinës t’ia shesë kartonin e ish-kapitenit vjollcë për shumën e 7 milionë eurove. Edhe pse kësaj radhe Milani ka rritur ofertën e tij, drejtuesit vjollcë nuk e kanë pranuar atë, duke e refuzuar. Madje, drejtuesit vjollcë kanë bërë presion se, nëse nuk marrin të paktën 10 milionë euro, do ta shesin Montolivon jashtë Italisë.











