Djali vrau babanë dhe më pas e hodhi në pus, dalin fotot e viktimës dhe autorit të krimit

Sep 4, 2024 | 17:06
SHPËRNDAJE

Dy personat në foto janë Enver Balla 62 vjeç dhe djali i tij vrasës Esmerald Balla 30 vjeç. Ky i fundit, pasi vrau me armë zjarri të atin, e hodhi atë në pus dhe më pas shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur.

enver balla esmerald balla vrasje durres krim ne familje
Enver Balla (viktima), Esmerald Balla (djali, autor i krimit) dhe banesa e tyre

Trupi i viktimës është gjetur pas 20 ditësh.

Në dëshminë e tij në polici, mësohet se 30-vjeçari ka deklaruar se babai i ka marrë paratë dhe më pas është larguar nga banesa.

Por ka qenë policia, e cila ka dyshuar për ngjarjen, duke mbajtur nën mbikëqyrje të gjithë familjen, pasi ka pasur dyshime për një konflikt të ashpër mes babait dhe djalit.

Po ashtu policia ka bërë edhe përgjime ambientale për të hedhur dritë mbi të vërtetën e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë autori, pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura