
Kërkesa në Gjykatë për pesë pasuri, trojet e tokave të trashëguara nga gjyshërit në Tiranë.
Endi Rama kërkon 1/3 e lënë nga familja pas vrasjes së babait.
Endi Rama, djali 12-vjeçar i biznesmenit Fatmir Rama të vrarë në vitin 2003, i njohur edhe si “Miri i Xhikes”, kërkon në Gjykatë pjesën që i takon nga trashëgimia e gjyshërve të tij. I mituri ka hedhur në gjyq dy xhaxhallarët Besnik dhe Luan Rama, të shpallur trashëgimtarë të pasurisë së familjes me një vendim gjykate pas vdekjes së vëllait të tyre Fatmir Rama, që u vra më 29 mars 2003 në Tiranë. Dy vëllezërit e “Mirit të Xhikes” janë deri tani në zbatim të një vendimi gjyqësor të shpallur pas vrasjes së biznesmenit, të vetmit trashëgimtar të pasurive të prindërve të tyre, Fetah e Haxhire Rama. Sipas vendimit të gjykatës të qershorit 2003, ata trashëguan në mënyrë të barabartë ½ pjesë secili, nga e gjithë pasuria e lënë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











