Divorci miqësor, mashtrim. Tom: Suri te ‘Scientology’

Jul 12, 2012 | 16:51

Katie Holmes kerkon me cdo kusht qe e bija e saj Suri te mos kete te beje fare me ‘Scientology’, frekuentuar nga i ati, Tom Cruise. E si per t’i vene pikat mbi i kerkon qe ne praktiken e divorcit te parashikohet nje klauzole e vecante per ta ndaluar te bijen nga nje praktike e tille besimi.

Por, sipas asaj qe raportojne mediat qe jane marre gjere e gjate me divorcin e vitit, ajo qe deri me dje u deklarua si nje  ‘divorc miqësor ” duket te jete vetem nje mashtrim.

Sipas revistës Star, cituar nga Daily Mail, aktori 50-vjeçar e kishte planifikuar indoktrinimin e se bijes ne fene qe ai frekuentonte prej shume vitesh dhe kjo mesa duket ka qene dhe nje nga shkaqet e ndarjes.

Sipas një raporti Ute s Weekly, para ndarjes së çiftit Tom shte filluar praktikën e auditimit të diskutueshëm, i cili ka për qëllim te kuroje problemet emocionale dhe mendore.

Kjo gje duket eshte vene re nga Katie, e cila ka pare ndryshim ne sjelljen e se bijes dhe qe ketu ka nisur kundershtimi i hapur.

© Panorama.al

Te lidhura