Mbushi 24 vjeç më 25 qershor dhe natyrisht nuk kishte sesi të mungonte edhe një festë e vogël për Elis Bakajn. Në fakt, futbollistit shqiptar i është bërë një festë disi surprizë nga ana e drejtuesve të ekipit me një tortë ku shkruhej “Edhe 100 vjeç Elis”, në hotelin në Austri ku është grumbulluar Dinamo e Bukureshtit për fazën përgatitore. Bakaj shihet si një nga investimet më të mira që rumunët kanë bërë në vitet e fundit, çka është shprehur qartazi edhe nga drejtuesit e skuadrës. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shkoi te Dinamo e Bukureshtit në janar të këtij viti dhe ka regjistruar deri tani 16 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola.











