
Hetimi, gazetarëve iu dhanë sipas ligjit materialet fotokopje.
Prokuroria: Materialet e publikuara u deklasifikuan.
Arkivi i Shtetit nuk ka pasur asnjëherë shënime private në origjinal të ish-diktatorit Enver Hoxha.Të vetmet dokumente në Arkiv, që flasin për udhëheqësin komunist, kanë qenë në fotokopje. Ato nuk përbëjnë sekret shtetëror, pasi komisioni përkatës në Arkivin e Shtetit i ka deklasifikuar kohë më parë. Këto kanë qenë argumentet me të cilat Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e hetimeve për padinë e bërë nga Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhës, për “përhapje të sekreteve vetjake” dhe për zhdukjen e dokumenteve private të diktatorit nga Arkivi i Shtetit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











