Dita e Popullsisë, çdo ditë shtohen 250 mijë banorë

Jul 11, 2012 | 9:31

Shendeti riprodhues eshte kete vit motoja e Dites Botërore te Popullsisë. Zyrtarë të OKB-së thonë se numri i grave në vendet më të varfëra të botës të cilat dëshirojnë të përdorin kontraceptivë, por nuk kanë mundësi, u rrit me 9 milionë.

Në botë tashmë jetojnë 7 miliardë njerëz. Gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeçare.

Zyrtarët e OKB-së që i japin rëndësi përdorimit të kontraceptivëve thonë se popullsisë botërore i shtohen çdo ditë 250 mijë banorë, ndërsa sipërfaqja e planetit, natyrisht, mbetet e pandryshuar. (voa)

© Panorama.al

Te lidhura