Dita e Lirisë së Shtypit, bojkotohen institucionet

May 3, 2012 | 14:02

PRISHTINE- “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit” kujtohet ne Kosove me bojkot nga ana e mediave te punës se institucioneve, në shenjë pakënaqësie me miratimin e Kodit Penal të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas gazetarëve ky kod, jo vetëm që rrezikon punën e tyre, por edhe i penalizon ata gjatë përgatitjes së temave hulumtuese.

Gazetarët në Kosovë kanë protestuar ditë me parë kundër miratimit të neneve 37 dhe 38 në Kodin Penal nga Kuvendi, duke vlerësuar se ato rrezikojnë seriozisht punën e tyre në të ardhmen.

© Panorama.al

Te lidhura