Dita e 10-të e protestës për dorëheqjen e Ramës, protestuesi: Kërkojmë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Jun 9, 2026 | 19:27

Teksa protesta masive në Tiranë ka hyrë sot në ditën e dhjetë, një protestues ka kërkuar zgjerimin e kërkesave, duke propozuar përfshirjen e një pike të re, krijimin e një qeverie tranzitore.

Sipas tij, kjo do të garantonte një proces më të drejtë politik dhe zgjedhje të lira në vend.

Ai shtoi se një nga arsyet kryesore të kërkesës është nevoja për besim në drejtësi dhe për një proces të ri politik që, sipas tij, nuk kontrollohet nga pushteti.

“Këta kanë çdo gjë në dorë për pushtetin e tyre, e mbajnë këtë pushtet sepse kanë frikë të japin llogari, kanë frikë që kur të mbaroj tranzicioni të japin llogari. Ndaj ne sot jemi këtu. Jemi për t’i dhënë fund këtij tranzicioni, jemi që të garantojmë, zgjedhje të lira, institucione ligjore, te kemi besim te drejtësia.

Prandaj përveçse ‘Rama ik”, të kemi një thirrje që ky proces të ketë një tranzicion të drejtë e të ndeshëm. Duhet të shtojmë edhe një pikë në kërkesat tona, që të kemi një qeveri tranzitore, të garantoj të gjithë këtë proces”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura