Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nëpërmjet platformën “X” se ka pasur një bisedë telefonike me ndihmësekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.
Osmani ka thënë se ka diskutuar për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës e po ashtu ka ritheksuar nevojën për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit.
“Një telefonatë produktive sot me ndihmësekretarin e Shtetit, O’Brien. Theksova rëndësinë e të punuarit së bashku me aleatët tonë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al