Shefi i diplomacise se Izraelit, Avigdor Lieberman do të kërkojë edhe mbështetjen e Tiranës për të mos lejuar krijimin e një shteti plaestinez.
Lajmin e raporton e përditshmja “Jeruzalem Post”, sipas se ciles, Lieberman ka nisur nje tur ne tentative per te bindur disa vende qe te mos i japin mbështetje kërkeses palestineze për shtetësi në OKB në muajin shtator.
Pjese e ndaleses, qe ka nisur me Kroacinë eshte edhe Shqiperia. Sipas gazetes, ai do të marrë pjesë në një forum ekonomik ku do të jetë i shoqëruar edhe nga 16 firma izraelite.
Nderkohe qe kjo perpjekje vjen në një kohë kur Izraeli po tenton të bindë sa me shume vende që të deklarohen publikisht kundër kësaj levizje.
© Panorama.al











