Diploma, reagon Universiteti “Kristal”

May 3, 2012 | 21:43

Reagimi i Universitetit Kristal

“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj.”- përfundon reagimi i Universiteti “Kristal”,

© Panorama.al

Te lidhura