Diploma e Bossit, AK: Tafaj të japë dorëheqje

May 4, 2012 | 12:53

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka kerkuar sot doreheqjen e ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj pas zbulimit te skandalit per diplomen shqiptare te djalit te Umberto Bossit.

Ne nje deklarate per mediat, pas nje proteste para Ministrise se Arsimit, AK ka reaguar ashper, duke shprehur shqetesimin e madh per fabrikimin e diplomave te dyshimta  jashte vendit.

Sipas saj, Ministria e Arsimit është kthyer në një vend krimi, nderkohe qe kreu i saj, Myqerem Tafaj nuk e meriton postin që mban, ndaj duhet te jape doreheqjen.

AK ka njoftuar pershkallezim te protestave, nderkohe qe ka kerkuar hetim per te gjitha ato doiploma qe jane leshuar me leke.

 

© Panorama.al

Te lidhura