Trajneri Mirel Josa para takimit me Thunin ka deklaruar se në përbërje të ekipit të tij do të ketë edhe ndryshime. Nisur nga ato që janë parë gjatë këtyre ditëve të përgatitjeve për këtë takim, por edhe deklarimeve të teknikut Josa, duket se bëhet fjalë vetëm për një emër që mund të luaj nga formacioni i parë. Mësohet se Abraham do të jetë pikërisht lojtari që mund të mos jetë pjesë e formacionit. Loja e tij në takimin e parë nuk ka qenë ajo që pritej. Madje në krahun e majtë ekipi shkodran ka vuajtur shumë sulmet mike për të mos thënë se ka qenë burimi i sulmeve të Thunit, pikërisht krahu i djathtë i mesfushës. Nisur nga kjo, tekniku do të kërkojë që të riparojë pikërisht në këtë drejtim. Por, pikëpyetja e tij për emrin që mund të zërë vendin e Abraham qëndron mes kapitenit Sinani dhe 18-vjeçarit Hasani. Nëse tekniku do të përdorë Sinanin si alternativë e parë, atëherë do të kemi në lojën shkodrane tre sulmues, ku dy prej tyre janë të mirëfilltë, ndërsa njëri që është Vajushi mund të spostohet nga e majta. Por, nëse tekniku përzgjedh Hasnin si alternativë të parë, atëherë ky lojtar në të majtë të mesfushës do të zëvendësojë direkt mesfushorin Abraham. Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Thunit përfundoi në barazim 0-0.
Thun-Vllaznia
Sonte, ora 20:00 Formacionët
e mundshme
Thun (4-4-2): Da Kosta, Batig, Andrist, Luthi, Demiri, Xhunior, Shindelholz, Lezkano, Matiç, Reinman, Rama. Trajner: Bernard Shalande
Vllaznia (4-4-2): Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Sykaj, Popoviç, Gocaj, Belisha, Nallbani, Hasani, Sukaj, Vajushi. Trajner: Mirel Josa











