“Diktatori do të të hante për drekë”- Përmendja e Putinit në debatin presidencial, reagon Kremlini: Lëreni të qetë presidentin! Emri i tij po përdoret si instrument për…

Sep 11, 2024 | 17:02
SHPËRNDAJE

Donald Trump dhe Kamala Harris duhet të ndalojnë së tërhequr zvarrë Vladimir Putin në luftën e tyre politike, ka thënë Kremlini pas debatit presidencial në SHBA.

putin

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Kremlini nuk e kishte ndjekur debatin, por kishte parë lajmet për të.

“Sigurisht, ne kemi vërejtur se të dy kandidatët e kanë përmendur presidentin tonë, kanë përmendur vendin tonë. Qëndrimi është mjaft i qartë, SHBA-ja në tërësi, pavarësisht se nga cila parti janë kandidatët, mban një qëndrim negativ, një qëndrim jomiqësor ndaj vendit tonë. Emri i Putinit përdoret si një nga instrumentet në luftën e brendshme politike në SHBA. Ne me të vërtetë, me të vërtetë nuk na pëlqen dhe shpresojmë që ata të lënë të qetë emrin e presidentit tonë”, tha ai.

Çfarë u tha në debat?

Trump tha se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse ai do të ishte president dhe ai gjithashtu përmendi se e njihte Putinin “shumë mirë”.

Harris i tha rivalit të saj se Putin ishte një “diktator që do të hante për drekë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura