“Diçka nuk shkon, te Shqipëria ka panik”, ish-kapiteni Vata: Silvinjo nuk është rritur si trajner, ju tregoj problemet e kuqezinjve

Oct 14, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Rudi Vata e sheh Shqipërinë me shumë probleme pas kampionatit Europian. 

a-220-752x440

Në një lidhje me emisionin “Studio Sport”, Vata tha se Shqipëria ka humbur shumë kohët e fundit. Sipas tij fajtor në këtë pjesë është edhe Silvinjo, i cili nuk mundi të rritet, dhe bashkë me të të rritej edhe Shqipëria. Shkodrani arriti të bente një analizë të detajuar në lidhje me situatën në kampin kuqezi, duke u shprehur:  

“Shumë gjëra nuk funksionuan. Nuk ishte ai grup që pamë para Europianit. Ka humbur ritmi, edhe freskia fizike ishte diference mes dyja skuadrave. Çekët ishin më dominantë. Ne u dukëm si skuadër e frikësuar. Ka një lloj paniku. Trajneri ka humbur edhe pozicionin e qetësisë, ka marrë dy goditje njëra pas tjetrës, është në një gjendje jo normale. Ne kërkojmë një trajner që na çon në nivel botëror jo në kampionat Europian, se e kemi provuar dy herë.  

Është rritur trajneri me ne? Mendoj se ka bërë një punë të mirë kur ka ardhur, por nuk është rritur si trajner. Ne jemi një skuadër që kemi probleme, ne edhe kur fitojmë nuk është se e dominojmë kundërshtaritn.  

Ne jemi thjeshtë në ato nivelet që kënaqemi shpejt, mburremi shumë, dhe ndalojmë rritjen. Ka shumë punë që duhen korrigjuar. Futbollista ka, por mungon fryma e grupit, dhe është shumë serioze situata, kemi marrë dy goditje. 

Mendoj se kur erdhi Silvinjo në fillim ka qenë më energjik, ka patur dhe fatin me vete, ka bërë gola spektakolarë.  

Por unë shikoj që Silvinjo u kënaq me ato futbollista që dhanë ato shfaqe, po të shohësh nivelin e Asanit, ai nuk ka ngritje. Silvinjo nuk arriti të gjejë zëvendësuesin e Asanit, t’i japë më pak minuta”, deklaroi Rudi Vata.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura