DIBER- Niset me helikopter drejt Tiranes shtatzena 24 vjecare, e bllokuar prej dites se djeshme ne Kalane e Dodes, ne gjendje te rende shendetesore. Ajo ishte nisur ne drejtim te spitalit, me te aferm te saj, ne kushte te renda shendetesore, por per shkak te motit nuk mundit te vazhdonte rrugen drejt spitalit.
Gruaja mesohet se u transportua me barrele nga Shullani në Kalanë e Dodës, por rrugetimi me tej u be i pamundur dhe ajo bujti ne nje shtepi ne fshatin Ujmir.
Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë tentoi dje disa herë të ulet në fshatin Ujmir, për të bërë të mundur dërgimin e saj në spital, por kushtet e motit e bene nje tentative te tille te pamundur.
© Panorama.al











