Dialogu vazhdon, Tadiç jo shumë optimist

Feb 22, 2012 | 17:25

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e Kosovës është më larg se ç’ka qenë.

“Situata është më e keqe sesa mbrëmë, për shkak të mënyrës se si Prishtina i propozon zgjidhjet”, u ka thënë Tadiç gazetarëve në Beogradi, duke shtuar se propozimi kosovar është jashtë çdo realiteti.

Ai ka thënë se është vështirë të arrihet deri te statusi i kandidadit për Serbinë, por, nuk i përjashtoi përpjekjet deri në, siç tha ai, momentin e fundit.

“Nuk varet vetëm nga ne, por nga secili shtet anëtar i BE-së”, ka thënë Tadiç, duke shtuar se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga qëllimet strategjike të përfshira në formulën “Edhe BE edhe Kosova.”

Ndërkaq, bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit po vazhdojnë edhe në këto momente në Bruksel. Palët kanë patur një pushim drekte dhe i janë rikthyer sërish bisedimeve. Dialogu ka rinisur sot që prej orës 10 të mëngjesit.

© Panorama.al

Te lidhura