Dialogu, Tadiç: Marrëveshjet, brenda 30-40 ditëve

Jun 7, 2011 | 18:37

Serbia mund të nënshkruajë marrëveshjet teknike me Kosovën brenda 30 apo 40 ditëve të ardhshme, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, duke shprehur gatishmërinë për të përmbushur një kërkesë tjetër të Bashkimit Evropian pas arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

“Nuk është e lehtë të arrihet një progres i shpejtë, por pres që të ketë rezultate në disa fusha, jo nesër por ndoshta në 30 apo 40 ditët vijuese”, tha Tadiç gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane.

Vizita e Tadiçit në Bruksel erdhi më pak se dy javë pas arrestimit të Mlladiçit më 26 maj. Bashkimi Evropian e kishte bërë transferimin e Mlladçit në Tribunalin e Hagës parakusht për ta çuar përpara aplikimin e shtetit serb për anëtarësim në BE.

 

Por, pak kohë pas arrestimit, diplomatët thanë se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën do të jetë po ashtu një kusht i rëndësishëm.

© Panorama.al

Te lidhura