Kuçi: S’ka presion për të biseduar për veriun

Jul 20, 2012 | 9:42

Kosova nuk ka presion ndërkombëtar për të hyrë në dialog me Serbinë për çështjen e veriut, ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ai ka theksuar se çdo zgjidhje do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe Pakos së Ahtisarit.

“Unë besoj që Kosova ka dhënë qëndrimin e vet, edhe dje presidentja e Kosovës e ka shprehur qëndrimin e qartë se çdo zgjidhje do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, Pakos së Ahtisarit dhe asaj që ne e quajmë rend dhe ligj në vendin tonë”, ka deklaruar Kuçi.

Sipas tij, Kosova është e interesuar për një fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, fqinjësi kjo që e respekton sovranitetin e njëri-tjetrit, tërësinë territoriale të njëri-tjetrit dhe që respekton identitetin nacional dhe shtetëror të Kosovës.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura