Partia Socialiste kërkon garanci të plotë nga faktori ndërkombëtar për
nisjen e një dialogu me maxhorancën. Kjo duket se nuk është më një deklaratë mediatike, por një përpjekje konkrete. Eksperti juridik, një nga
hartuesit e Kodit Zgjedhor deputeti Damian Gjiknuri ka punuar javën që shkoi në këtë drejtim. Menjëherë pas takimit të Trojkës së ambasadorëve në
selinë rozë, zv.ambasadores amerikane Xhons, ambasadorit të BE-së Sequi dhe ambasadorit të OSBE-së, Volfarth me kryesocialistin Rama, kanë nisur nga puna ecejaket për të përcaktuar një draft se ku duhet të punojnë palët për të rënë dakort për nisjen e dialogut, pozitë-opozitë. Burime pranë
OSBE-së pohuan se Gjiknuri ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me ambasadorin e OSBE-së Volfarth në zyrën e këtij të fundit, pa qenë në
gjendje të zbardhin propozimet konkrete që PS i ka dorëzuar kreut të prezencës në Tiranë. Burime pranë Partisë Socialiste pohojnë se trojkës së
ambasadorëve u është bërë e qartë se nisja e një dialogu me maxhorancës kërkon para së gjithash një vullnet për të bërë reforma të gjithanshme, duke
nisur me ato kushtetuese, që lidhen dhe me zgjedhjen e presidentit të republikës, një reformë parlamentare, ku të përmirësohet rregullorja e parlamentit, reformën zgjedhore por dhe reformë në sistemin e drejtësisë. Socialistët kërkojnë nga OSBE të luajë rolin e saj vendimtar në garantimin e
vullnetit të maxhorancës për realizimin e këtyre reformave, por dhe mbikëqyrjen që çdo nismë mes maxhoranacës dhe opozitës të konkretizohet deri në fund dhe të mos jetë produkt i shumicës aritmetike në parlament. OSBE, cila ka qenë gjithnjë, përvecc kodit të fundit zgjedhor, pjesë e reformës
zgjedhore por dhe institucioni që mund të bëjë presionin e nevojshëm pasi ajo mban në dorë raportin përfundimtar të certifikimit të zgjedhjeve të 8 majit, duket se ka marrë angazhimin për të ulur palët në tryezën e bisedimeve
dhe nisjen e dialogut politik.
QËNDRIMET
Pasi kanë bërë deklarata në distancë për kuadrin ligjor ku do mund të fokusohet një dialog për reformat, maxhoranca dhe opozita qëndrojnë larg finalizimit të tij. Kreu socialist ka kërkuar ndryshime kushtetuese, duke i cilësuar të gabuara ndryshimet e bëra në 2008 me konsensus të plotë me
PD-në. Ndërsa kryeministri Berisha është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese duke këmbëngulur në domosdoshmërinë e bërjes së një reforme
të plotë zgjedhore. Por kryesocialisti ka kërkuar garanci nga faktori ndërkombëtar për të pasur një dialog konstruktiv me maxhorancën, të cilën e akuzon se manipuloi dhe vodhi zgjedhjet e 8 majit në Tiranë. Në letrën që i
dërgoi dy përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, Ashton dhe Fyle, kryesocialisti angazhohet se roli i opozitës do të jetë konstruktiv në bërjen
e reformave që kërkon vendi. “Përfitoj nga rasti t’ju siguroj se opozita shqiptare do ta luajë rolin që sot i dikton sfida e integrimit europian të
Shqipërisë, me vetëdijen e urgjencës së nënvizuar prej jush, lidhur me reformat esenciale që i duhen vendit në aspektin kushtetues, zgjedhor e
institucional, përfshirë edhe një reformë të thellë parlamentare”, shprehet Rama në letrën e tij dërguar Katrin Ashton dhe Stefan Fyle. A. LUMEZI
DITMIR BUSHATI
Deputeti socialist, Ditmir Bushati, tha pak ditë më parë se opozita do të jetë
në shtator në Parlament dhe do të japë kontributin e saj për të garantuar që do të ketë rezultate konkrete për reformat. “Nuk përjashtohet pjesëmarrja
në të gjitha komisionet dhe nivelet ku roli i opozitës është i patjetërsueshëm
dhe i pazëvendësueshëm. Dialog për dialog nuk do të ketë, por do të duhet të
ketë një proces të shëndetshëm demokratik, që do të garantohet nga
ata që e kanë mbështetur demokratizimin e Shqipërisë në vite dhe e
kam fjalën për partnerët ndërkombëtarë, për trojkën që ka qenë shumë pranë
zhvillimeve në Shqipëri gjatë viteve”, tha Bushati.
NDËRKOMBËTARËT
Pas takimeve intensive të ditëve të fundit, diplomatët e huaj të vendeve kryesore në Tiranë do të nisin pushimet verore të tyre nga fillimi i muajit gusht. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe deri në shtator ata duhet të kenë
përcaktuar bashkë me maxhorancën dhe opozitën pikat kryesore të një
dialogu që do të nisë në vjeshtë. Muaji gusht, si një muaj pushimesh, nuk
pritet që të sjellë surpriza lidhur me nisjen e zgjidhjes së krizës, për shkak dhe të mungesës së faktorit ndërkombëtar, i cili do të jetë garanti i dialogut, në
mënyrë që ai të mos shndërrohet, sipas selisë rozë, në një dokument të
firmosur dhe të pazbatueshëm.
Moisiu dhe Meidani, sot në zyrën e Presidentit Topi
Kreu i shtetit do të takojë sot në presidencë dy paraardhësit e tij në këtë detyrë, Rexhep Meidanin dhe Alfred Moisiun. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës, nuk jepen detaje lidhur me qëllimin e takimit.
Por dy ish presidentët, ashtu sikurse dhe presidenti Topi kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tyre për zgjatjen e krizës politike
dhe mungesën e reforma integruese për vendin. Ky takim vjen pas një takimi që presidenti Topi zhvilloi dy ditë më parë me ambasadorin e bashkimit Europian në Tiranë Etore Sequi me të cilin diskutoi rreth mungesës së
reformave ndërsa ccështja e plotësimit të 12 prioriteteve të BE për Shqipërinë po shkon në limitet e fundit kohore. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, vuri në dukje gjatë takimit të së shtunës me presidentin Topi faktin se “Shqipëria nuk i ka plotësuar
Kriza politike, Kreu i Shtetit takon paraardhësit Moisiu dhe Meidani, sot
në zyrën e Presidentit Topi 12 përparësitë e kërkuara nga Europa e Bashkuar, prandaj është shumë e rëndësishme që si maxhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva europiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg
aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar.” Gjithsesi, theksoi
Ambasadori Sequi, “Bashkimi Europian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese europiane”











