Dhuratë për 4 vjetorin, Uganda njeh Kosovën

Feb 17, 2012 | 13:32

PRISHTINE- Nje njohje e re i ka ardhur shtetit te Kosoves, dhurate ne 4 vjetorin e Pavaresise. Uganda ka njoftuar njohjen e shtetit te Kosoves, duke u bere keshtu shteti i 88 qe e njeh ate.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli i cili në një konferencë për mediat dha lajmin dhe duke paraqitur edhe letrën verbale të këtij shteti.

Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi që, siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.

 

© Panorama.al

Te lidhura