Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.
Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika. Pasi u dëgjuan palët dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj të ndaluarit masën “arrest në burg”.
Të shtunën qytetarë të Vlorës dhe aktivistë u mblodhën në Zvërnec për të kundërshtuar projektin e resortit në një zonë të diskutueshme.
Aty protestuesit hasën dhunë e rojeve të kompanisë privat “Major Security” e kontraktuar nga kompania që po kryen punimet në Zvërnec. Një prej qytetarëve u dhunua nga Geraldo Biba dhe u mor zvarrë prej tij dhe nga truprojet e kompanisë private të sigurisë, të cilës iu hoq licenca.














