ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka deklaruar sot se arma e përdorur në stadium në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit dhe incidentit që pasoi ka qenë një pistoletë lodër. Përfundimi sipas raportit të prokurorisë ka ardhur pas analizës balistike të bërë.
Që një ditë më parë, sipas burimeve pranë prokurorisë u mësua se në relacion flitet se është përdorur një armë lodër, tipike nga ato që përdoret në spektakle apo filma. Një armë që, në pamje të parë, ngjan si e vërtetë dhe shkakton të njëjtën zhurmë, por që është thjesht për “show”.
Ditën e sotme, materiali i referuar nga policia u regjistrua si procedim penal dhe më pas vazhduan veprimet në kuadër të këtij procedimi. Duke iu referuar relacionit të vëzhguesit dhe gjyqtarit të ndeshjes mes Shkumbinit e Flamurtarit, arma e gjetur në dhomën e arbitrave, është vënë aty pikërisht prej deputetit Dashnor Sula, i cili edhe dyshohet se ka gjuajtur me armë.
Vete Sula ka deklaruar se nese vertetohen akuzat ai jep dpreheqjen nga mandati i deputetit, nderkohe qe opozita dhe kreu i PS-se, ka leshuar akuza te ashpra ne adrese te tij.
© Panorama.al











