Drejtoria e policisë së Atikës ka publikuar mbrëmjen e djeshme të dhënat analitike për gjenealitetet e të arrestuarve gjatë trazirave të së dilës, por edhe për dëmet e shkaktuara gjatë manifestimeve në qendër të Athinës. Sipas komunikatës së policisë, nga 79 të arrestuarit që do të dalin para drejtësisë, 53 janë greke dhe 26 të huaj, nëntë prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Mes të arrestuarve ka edhe dy të mitur, me moshë 14 dhe 16 vjeç.
Akuzat që i rëndojnë kanë të bëjnë sipas rastit, me tentativë për vrasje, dëmtime trupore, grabitje, prishje të qetësisë publike, si dhe akuza që lidhen me shkelje të ligjeve mbi armët dhe lëndët eksplozive.
Sa i përket bilancit të dëmeve, u dëmtuan 29 banka (zjarrvënie, dëmtim bankomatesh, fasadash, vitrinash), 71 njësi tregtare (zjarrëvnie dhe dëmtime të tjera), ndërsa në 30 prej njësive tregtare u kryen vandalizma dhe plaçkitje.
Gjithashtu u dëmtua një kompleks tregtar dhe kinema, tre godina shtetërore, pesë godina zyrash, tre hotele dhe një kinema.
Më tej u shkaktuan dëme në stacione autobusash dhe të metrosë, semaforë, shtylla ndriçimi, etj.
Nga sulmet u plagosën 109 policë, u dogjën krejtësisht tre motoçikleta të policisë dhe u dëmtuan 20 të tjera. Gjithashtu, në spitalet e Athinës u transportuan 76 qytetarë që u plagosën gjatë incidenteve.(albneës)
© Panorama.al











