DAMASK– Televizioni zyrtar sirian ka njoftuar se kryeministri i vendit, Riad Hijab ka dhene dorëheqjen nga funksionet e tij.
“Riad Hijab dha dorëheqjen nga funksioni i kryeministrit”, theksoi televizioni sirian.
Por sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) ai mendohet të jetë larguar nga Siria. “Ai është arratisur nga Siria”, deklaroi Rami Abdel Rahmane, shef i OSDH.











