DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Devoll ku është denoncuar një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë të Devollit. Familja e një 11- vjeçari ka denoncuar në polici dy bashkëfshatëre të tyre, që mendohet se janë nga 13 vjeç, se kanë abuazuar seksualisht me të miturin.
Sipas policisë, dy 13- vjeçarët kanë marre me motor të miturin dhe e kanë çuar në periferi, ku dhe mendohet se kanë abuzuar seksualisht me të. Policia ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet.











