Devoll, përdhunohet 12-vjeçari

Jul 6, 2011 | 9:12
Komisariati i Devollit

Dy adoleshentë përdhunojnë 12-vjeçarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bitinckë të Devollit, ku viktimë e dy djemve maniakë është bërë bashkëfshatari i mitur.Ata kishin kryer marrëdhënie me të miturin dhe disa muaj më parë, por ndonëse familjarët ishin munduar ta mbyllnin këtë histori, ajo është përsëritur, me të njëjtën tronditje për të miturin. Mësohet se përdhunimi i fundit ka ndodhur pasditen e së hënës, në një arë në pronësi të familjes së djalit, me inicialet Xh.P. Nga banorë të zonës dhe nga Policia e Korçës pohohet se 12-vjeçari, i cili kishte mbyllur këtë vit klasën e gjashtë, ndodhej i vetëm në tokën e familjes kur ia kanë behur dy përdhunuesit. Ata janë R.M., 16 vjeç dhe E.Bufi, 19 vjeç. Dy autorët kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të miturin, duke e lënë atë në gjendje shoku për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Pas disa orësh, ka qenë vetë i mituri që ka treguar në shtëpi se çfarë i kishte ngjarë, madje duke identifikuar dy autorët. Familjarët e 12-vjeçarit vetëm këtë herë vendosën t’i drejtohen policisë për të bërë denoncimin ndaj dy bashkëfshatarëve të tyre. Policia e Devollit, në bashkëpunim me atë të Korçës, ka vepruar menjëherë duke dërguar të miturin për ekspertizë, çka provoi dëshminë e tij për përdhunim. Duke u bazuar në rrëfimin e tij dhe të familjarëve është bërë i mundur ndalimi i dy autorëve të akuzuar, njëri i mitur gjithashtu, ndërsa tjetri 19-vjeçar. Ndalimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme, pas përgjigjes zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore. Paraprakisht mësohet se dy djemtë e kanë pranuar akuzën, përballë fakteve dhe dëshmive të familjes së djalit të dhunuar seksualisht. Ky i fundit kishte rënë kollaj në “rrjetën” e dy djemve më të mëdhenj, pasi familja e tij ishte e re në fshat, pas shpërnguljes nga fshati i thellë Sul i Devollit. Duket se ky fakt dhe mosbërja bujë e ka stepur fillimisht edhe familjen e Xh.P.-së, e cila ka tre fëmijë, për të denoncuar rastin. Derisa ngjarja është përsëritur sërish të hënën pasdite. Djali i dhunuar, sipas policisë është në gjendje të rëndë psikologjike dhe shëndetësore. Ai nuk ka dalë nga shtëpia, ndërsa fjalët i ka pasur të pakta dhe për grupin hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndaj dy djemve të ndaluar është formuluar akuza e kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me të mitur, në mënyrë të përsëritur, çka pritet të rëndojë më tej pozitën e tyre para ligjit.

2 here
është përdhunuar 12-vjeçari nga ana e dy djemve, banorë të fshatit Bitinckë, të cilët sipas dëshmive, e kishin kryer dhe më parë këtë vepër të rëndë

 

DEVOLL/ DHORJELA DEMKOLLI

© Panorama.al

Te lidhura