Devis Xherahu: Lidhja me Ertemionën në momentet më të mira, do pushojmë në Palma de Majorka

Aug 5, 2012 | 13:20

Për historinë e tyre të dashurisë kanë folur të dy, ish-miss-Shqipëria, Ertemiona Mejdani dhe këngëtari i njohur, Devis Xherahu. Por, për sa u përket fjalëve që qarkullojnë se ata aq shumë e kanë konsoliduar lidhjen, sa janë në prag të fejesës, Devisi pohon se “ende nuk kemi filluar të mendojmë për fejesën, por tani për tani i kemi rezervuar vetes disa pushime të rralla  pas datës 20 gusht, pasi do të shkojmë të pushojmë disa ditë në Palma de Majorka”. Devisi shton gjithashtu: “Në lidhje me vazhdimësinë e historisë sonë mund të them se historia ime me Ertemionën është në momentet e saj më të mira, dhe ndaj e kemi shijuar në maksimum këtë verë në çift. Kemi bërë plazh disa fundjava në bregdetin e Jugut shqiptar, pikërisht në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, ndërkohë që Ertemiona feston 22-vjetorin pas disa ditësh dhe unë i kam bërë dhuratë udhëtim dyditor në Venecia.     Për sa i përket muzikës, Devis thotë se ka realizuar një këngë surprizë në bashkëpunim me Dr. Florin dhe Gent Myftaraj, me të cilën do të konkurrojë në festivalin “Kënga Magjike 2012”.

© Panorama.al

Te lidhura