Devis Xherahu bën “çmenduri” me 30 miss-et konkurrente të Bozos

Jul 9, 2011 | 12:39

Një klip i nxehtë, për realizimin e të cilit ka menduar të bëjë pjesë plot 30 kandidate për kurorën e “Miss-se Shqipëria 2011”, që producenti Petri Bozo organizon këtë javë në Kalanë e Krujës. Kënga me titulli “Çmenduri”, tashmë ka përfunduar dhe do të prezantohet për të parën herë në natën e spektaklit të bukurisë më 10 korrik. Xhirimet e klipit janë realizuar në plazhet e Jugut, pikërisht në Lukovë, Dhërmi dhe San Tropez në Vlorë nga Deliart Asociattion, me regji të Petri Bozos. Këngëtari i njohur korçar, i cili prej vitesh bën karrierë në Greqi ka pohuar se, “Çmenduri” është një klip shumë i veçantë i realizuar me një nga këngët e albumit tim të ri, që do dalë në treg këtë javë”. Ky është klipi i dytë vetëm në pak kohë i Xherahut. Pak javë më parë në kanalet muzikore nisi të transmetohej klipi “Në errësirën e natës”, ku së bashku me Redon Makashin dhe konpozitorin Gent Myftaraj, ata realizuan një këngë të shkruar 16 vite, kur ishin student në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Devisi shkroi një serenatë në atë kohë kur ishte student, por që mbeti partiturë në letër, pas largimit të tij në Greqi. Këto dy klipe i paraprijnë daljes së albumit të tij të ri me 11 këngë.

© Panorama.al

Te lidhura