Detaje të reja: Akuzuesja e Shtraus Kan, “e përdhunuar” pasi nuk mori para për seksin

Jul 4, 2011 | 11:21
Ana Sinkler me bashkëshortin, Shtraus Kan duke dalë nga gjykata

Gruaja që e akuzoi Dominik Shtraus Kan se e ka dhunuar seksualisht, u zemërua kur ai nuk pranoi ta paguante për seksin që ajo i kish ofruar. Pastruesja e hotelit, e cila tani është akuzuar se ka punuar si prostitutë, ka kryer qëllimisht një akt seksual në dhomën e tij në hotel “Sofitel” në Manhatan. Ajo fillimisht tha në polici se nuk e dinte se kush ishte shefi i FMN-së dhe se ai përdhunoi në suitën e tij. Por, gruaja kishte thënë një seri me gënjeshtra. Burimet pohojnë se ajo ishte e vetëdijshme për statusin e tij VIP dhe u zemërua kur ai nuk pranoi të paguajë për shërbimet e saj seksuale. Një burim i afërt me hetimin e mbrojtjes tha në “New York Post”: “Ajo e dinte se ai është një tip i pasur dhe do të paguhej. Kur e mori vesh se ky person ishte aty nga stafi i hotelit, ajo vrapoi në dhomën e tij duke e konsideruar një minierë ari”. Shërbyesja, nga Afrika Perëndimore, i tha policisë se më 14 maj, ndërsa ajo po pastronte suitën e Shtraus Kanit, ai e detyroi të kryente seks oral dhe e trajtoi dhunshëm duke i lënë plagë në zonat intime. Por burimi i tha “Post” se 32-vjeçarja  paguhej rregullisht për seks në hotel dhe kreu seks oral me francezin në këmbim të parave. Por, kur kishte mbaruar, ajo kishte kërkuar para dhe Shtraus Kan kishte refuzuar të paguante. “Ajo priste para, por mbeti e zhgënjyer. Ai i ktheu kurrizin dhe u vesh. Ajo ka qëndruar në dhomë me të për rreth nëntë minuta ndërsa ai vishej”, tha burimi nga mbrojtja. Kështu ajo ngriti historinë e myslimanes së devotshme të përdhunuar nga bankieri më i fuqishëm në botë.

© Panorama.al

Te lidhura