Dështon tenderi për 4 HEC-e, nuk kishte oferta

Sep 14, 2012 | 9:40
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

TIRANË- Dështojnë tenderet e hapur për 4 HEC-et, pasi për to nuk ka pasur asnjë ofertë. Lajmin e ka dhënë zëvendësministri i METE-s, Sokol Dervishaj gjatë një konference për shtyp, ku ka bërë të ditur se tenderi do të rihapet në një tjetër kohë.

Sipas tij, për HEC-et e Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nuk ka pasur oferta, ndaj ministria vendosi që në përputhje me ligjet në fuqi të shpallë dështimin e tenderit.

“Ne do të njoftojmë rihapjen e këtij tenderi në një kohë që do jua bëjmë më dije shumë shpejt”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura