Dhuna në Siri, dorëhiqet i dërguari i OKB, Annan

Aug 2, 2012 | 17:37

Ka dhene doreheqjen i derguari i OKB-se per Sirine dhe Ligen Arabe, Kofi Annan. Lajmin e ka dhene per mediat sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Mun.

Shkak mesohet te jete bere vazhdimi i dhunes ne Siri edhe pas perpjekjeve te shumta per te vendosur qetesi e paqe.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, nëpërmjet një deklarate per mediat njoftoi se Anani i ka thënë se ka për qëllim për të mos e ripërtrijë mandatin e tij, i cili i skadon më 31 të këtij  muaji.

Anan kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad.

Ban Ki-mun tha se qeveria dhe forcat opozitare “vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke u mbështetur në rritjen e dhunës”.

Ai tha se po vazhdojnë konsultimet me Ligën Arabe për “nominimin e shpejtë të pasardhësit” të Ananit.

© Panorama.al

Te lidhura