Dështon Majlinda Kelmendi, eliminimi surprizë

Jul 30, 2012 | 14:01
Majlinda Kelmendi

Xhudistja Majlinda Kel-mendi u eliminua në mënyrë krejt të papritur në raundin e dytë të Lojërave Olimpike “Londër 2012” (1/16). Edhe pse e nis me fitore të lehtë debutimin kuqezi ndaj sfidantes nga Finlanda Jana Sundberg, në turin e dytë ndodh e paparashikueshmja. Xhudistja pejane humbi çuditërisht ndaj afrikanes nga Mauritania, vendi i 95-të në botë (e kualifikuar me ftesë), Kristian Legentil. Kelmendi e pa veten në avantazh me 10 pikë të duelit, por në pritje të sulmit final Legentil me një rrotullim blic dhe një pakujdesi e Kelmendit sjell edhe goditjen fatale, eliminimin nga Olimpiada. Dhe pëson një ippon ose e konvertuar në pikë, 100. Sipas shefit të Misionit Viron Bezhani, një shpërqendrim – jo karakteristikë e saj – i shkaktoi humbjen. “Ndonëse ishte e pabesueshme, në sport pranohet edhe humbja, pavarësisht se ndonjëherë nuk mund të jetë rezultati real ai që sportisti meriton”, tha Bezhani. Sot është radha e peshëngritëses Romela Begaj. Ajo shihet si pretendente për të hyrë në zonën e medaljeve. “I gjithë ekipi ynë olimpik do të mbështesë Romelën me shpresën për të bërë realitet ëndrrën oli-mpike”, tha shefi i Misionit, Viron Bezhani. Federata Shqiptare e Xhudos, nëpërmjet sekretarit Labo Çapo, tha pas garës se Kelmendi është vetëm 21 vjeç, kësisoj në të ardhmen pritshmëria për të arritur rezultate edhe më të larta është e madhe. Gjithashtu sekretari Çapo shprehu keqardhjen se në emër të xhudistes është folur shumë dhe në disa raste është abuzuar.

Dëmtohet Shala
Burime të besueshme nga përfaqësuesja bëjnë me dije se atletja Klodiana Shala ka lënë dje stërvitjen me barelë për një problem muskulor. Ndërsa nuk japin detaje rreth shqetësimit dhe ku gjithçka mbahet “top sekret”. Nuk përjashtohet mundësia e një tërheqjeje të parakohshme të saj nga konkurrimi olimpik në 200 metra. Ndërkohë shefi i Misionit Olimpik, Viron Bezhani, i kontaktuar dje në mbrëmje, na e mohon gjë të tillë. “Mua s’më është ankuar, madje më tha se do të thyejë rekordin kombëtar”.

© Panorama.al

Te lidhura