Dështimet e femrave të ekranit

Jun 11, 2012 | 15:05

Siç ka ndodhur edhe vite më parë e do ndodhë sërish, më të vlerësuarat e ekranit janë femrat. Që nga “Big Brother”, “X Factor”, “Amici”, festivali “Sanremo” etj. Disa prej këtyre spektakleve, shumica, i kanë homologet edhe në Shqipëri. Edhe këtu, si në televizionet italiane, të gjitha drejtohen nga femra. Megjithatë, edhe pse drejtojnë spektakle të rëndësishme, nuk është e thënë të kenë pëlqimin e publikut. Revistat italiane i kanë marrë me radhë disa prej tyre për t’iu numëruar dështimet televizive dhe për të bërë një përmbledhje të karrierës së secilës. Ja disa prej gabimeve:

Belen Rodriguez:
E nisi mirë. Në vitin 2008 ishte e ftuar nderi në edicionin e gjashtë të “Ishulli i të famshmëve”. U rendit e dyta, por ra në sy për lidhjen me Rossano Rubicondin dhe për pasojë, tradhtinë që i bëri asokohe Marco Boriellit. Por, Rai nuk diti ta mbajë për vete argjentinasen, kështu që shpejt i kaloi Mediasetit. Që atëherë nuk është ndalur më, duke provuar festivalin “Sanremo” 2011 dhe 2012, drejtimin e “Italian’s got talent” etj. Duhet thënë që thashethemet e lidhjeve që u panë te “Ishulli” e ndihmuan, pastaj erdhi lidhja me Fabrizio Coronën, zënkat e sherret e kështu Belen shkëlqeu nëpër faqet gossip. E la edhe atë për balerinin Stefano de Martino. Lajmi i fundit prej tyre është se kanë bërë një tatuazh identik për të treguar dashurinë. Ama, përveç jetës aktive private, për pasojë edhe publike, ka edhe një program të dështuar, ku Belen ka qenë e pranishme. Quhej “Çiak…këndohet” dhe është transmetuar në Rai vetëm për 5 puntata, për shkak të numrit të vogël të teleshikuesve.

Barbara D’Urso
Ata që shohin kanalet italiane dhe që i kanë parë në këto 22 vite e dinë që Barbara ka një jetë aty. Madje, suksesin e ka arritur përpara viteve ’90 deri sa më vonë, e rifitoi me edicionin e 3-të të “Grande Fratello”. Pas tij mori spektakle të ndryshme përsipër, deri pak ditë më parë që vazhdonte të ishte e pranishme në ekran me emisionin e pasdites. Por, ndërsa i dedikohej karrierës, ka dështuar në një numër të konsiderueshëm lidhjesh. Është martuar, ndarë, pastaj prapë e prapë… sezoni i fundit i ‘Pomerigio 5’ ka shkuar keq, sepse Barbara është spostuar dhe emisioni i është besuar gazetares Alessandra Viero. S’do mend që D’Urso qe inatosur sa s’ka.

Federika Panicuçi
Edhe ajo lëvizje ka bërë mjaftueshëm, që nga Rai e Mediaset në vitet ’80. Në vitin ’91 u rehatua për ca kohë te Italia Uno, ku u bë edhe simbol i “FestivalBar”. Te Rai u angazhua te emisionet e pasdrekes, si “Affair di cuore”, “Batticuore” dhe “Scherzi d’amore”.  U rikthye sërish në Mediaset me “Mattino 5”. Nga jeta private, Federika ka qenë më e qetë, është martuar që në vitin 2006 me Mario Fargetta, një martesë e lumtur kjo dhe kanë dy fëmijë. Pra privatisht, asgjë për të shtuar, ndërsa nga ana televizive…..ashtu si Barbara, që është e vetmja që trazon informacionet me thashethemet gjatë pasdites, Federika bën të njëjtën gjë, por në mëngjes. Edhe sezoni i fundit i “Domenica 5” është mbyllur përpara kohe për ulje të shikueshmërisë.

© Panorama.al

Te lidhura