Dëshmitari kyç në gjykimin e ri kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u vetëshpall dje fajtor për mosbashkëpunimin me qëllim me Gjykatën e Hagës. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, pranoi se është fajtor për shpërfillje të Gjykatës në refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt. “Unë jam fajtor”, tha Kabashi kur gjykatësi Alfons Orie i ka lexuar dy pika të aktakuzës. Sipas REL, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Edhe në rigjykimin e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt, që nisi më 18 gusht, Kabashi nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve.











