Dëshmitari: Mbi 20 të rinj të vdekur në ishull

Jul 22, 2011 | 21:29

Një dëshmitarë tha se ka parë rreth 20 të rinj të vdekur në ishullin, Utoya, por policia thotë se ende nuk ka konfirmim të saktë mbi numrin e viktimave.

“Unë i kam parë me sytë e mi, rreth 2 të vdekur të cilët kishin rënë në ujë”- i tha dëshmitari Reuters nëpërmjet telefonit. Ai tha se ishte nisur për në ishull me varkën e tij për të ndihmuar të rinjtë të evakuoheshin.

Policia nuk ka nxituar të japë deklarata, ndërkohë që televizioni publik ka njoftuar se agresori është arrestuar.

© Panorama.al

Te lidhura