Deputeti i PD u transportua me ambulancë në QSUT, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi me Lefter Gështenjën: Pati dhimbje të forta dhe probleme me frymëmarrjen, ja si paraqitet gjendja e tij

Nov 14, 2024 | 14:45
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se gjendja e kolegut të tij, Lefter Gështenja, i cili u transportua me ambulancë nga Kuvendi në QSUT, është stabël.

Korreshi tha se Gështenja kishte dalë nga salla e seancës plenare në Kuvend, te korridori pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen nga hernia diskale.

Më pas, thotë ai në studion e lajmeve në News24, Gështenja ishte zbehur dhe këputur.

Në këtë moment, kolegët i tij kanë ndërhyrë sipas Korreshit.

“Ai prej kohësh, ka bërë dhe terapi për hernien diskale. Sot ai është bllokuar totalisht. Dyshuam se mos po pësonte infarkt dhe është transportuar menjëherë në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve. Janë dhimbje nga një shok që transformohet në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta.

Në atë kohë ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera sapo del nga seanca plenare”, tha Korreshi.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko, nësee kishte infermier në Kuvend, Korreshi e pohoi, por tha se ishin kolegët që e mbajtën nga krahët pasi për shkak të dhimbjeve të forta nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë.

“Aty është gjithmonë ambulanca, por në atë moment nuk kishim ku ta poziciononin sepse dhimbjet i kishte aq të forta sa nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë. Kishte infermierë, por nuk do ta them sesi ndodhi, ishte situatë kaq e shpejtë”, tha Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura