Deputeti i PD i hedh ‘para’ në Kuvend, kolegët e tij protestojnë me zhurmuese! Ç’po ndodh në seancë, garda gardh tek foltorja

Feb 8, 2024 | 10:12
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka hedhur kartmonedha false në Kuvend, si shenjë proteste ndajprojektligjit për “Lojërat e Fatit”, të cilin mazhoranca e tërhoqi nga votimi.

Ndërkohë kolegët e tij kanë protestuar me zhurmuese duke shkaktuar zhurmë në sallën e Parlamentit.

Nga ana tjetër garda qëndron “gardh” tek foltorja e Kuvendit për të mos lejuar deputetët e opozitës t’i afrohen foltores.

Deputeti Edi Paloka ka djegur Kushtetutën e Kuvendit dhe e ka hedhur në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla, teksa mazhoranca miratonte ligjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura