
Deklarata fyese kunder shqiptareve nga ana e deputetit belg, Jurgen Verstrepen shkaktoi reagime të shumta.
Në profilin e tij në twitter, ai i përgjigjet reagimit të një shqiptareje, e cila shkruan në pseudonimin, @AlbanianGirl11.
Në mesazhin e saj, vajza shqiptare ndër të tjera i shkruan; “…dhe ki mendjen më shumë herë tjetër mbi atë që thoni për shqiptarët”
Dhe Verstrepen i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë; “OK, nuk ka problem. Më vjen keq se ndoshta e keni stigmatizuar, por nuk ishte ky qëllimi”
Verstrepen deklaroi “se duhet te mblidhen para per te paguar nje shqiptar te vrase pedofilin”.
Thirrja e tij eshte bere pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, shpallur bashkefajtore me te.
I shoqi akuzohej per dhunimin e tetë fëmijëve dhe vrasjen e disa prej tyre. Sipas mediave te huaja, ish-bashkëshortja e Marc Dutroux u lirua pas 6 vitesh burg.
Me tej, duke iu bashkuar protestave ndaj gruas ai ka deklaruar se “Po do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar, i cili do e bënte krimin vetëm për të patur pak drogë”.
© Panorama.al











