VLORE- Gjendet i vetëvarur në banesë 56-vjeçari. “Halit Kazanxhi, nga fshati Novoselë i Vlorës, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, në momentin kur në banesë nuk kishte asnjë familjar”, bëri të ditur policia. Blutë mbërritën pas sinjalizimit të familjarëve, të cilët e gjetën dje pa jetë. Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e të afërmve të viktimës rezultoi se 56-vjeçari vuante nga depresioni për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ata pohuan për policinë se familjari i tyre ishte i papunë dhe kohët e fundit pinte alkool çdo ditë. q.b











