DIBER- Policia e Dibres ka arrestuar 6 persona te akuzuar per demtim te makinerive te ujesjellesit.
Sipas policise, arrestimet jane bere ne Komunën Mevlan të Dibrës dhe ne pranga jane vene shtetasit: Munir Markeçi 67-vjeç, Shkëlqim Dadja 57-vjeç, Agim Dadja 63-vjeç, Dilaver Spahiu 54-vjeç, Abdi Leka 35-vjeç dhe Ilir Dadja 26-vjeç.
Dyshohet se ata kanë dëmtuar makineritë e ujësjellësit, per te mos lejuar qe uji t’u percillet edhe fshatarëve. Të arrestuarit pretendojnë se marrja e ujit nga fshatarët dëmton të mbjellat, për shkak se nuk mbetet uji i mjaftueshëm për vaditje.











