Demontimi, Spahia: Mbyllet brenda vitit 2013

Jul 9, 2011 | 16:17

TIRANE- Procesi i demontimit te municioneve te teperta ne vend pritet  te finalizohet brenda vitit 2013.

Sipas zv/ministrit te Mbrojtjes, Ekrem Spahia, vetëm gjatë muajit qershor janë demilitarizuar 2 444 ton municione, ndërsa për 6 mujorin e parë të këtij viti, janë demiltarizuar  10,394 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Gjate nje komunikimi me mediat, ai ka theksuar vemendjen qe po i kushtohet pastrimit të territorit nga armet e municionet.  Municionet e rrezikshme, demontohen permes formes industriale ne tete poligone, ose asgjesohen me detonim dhe permes eksporteve.

“Krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2010, kur kishim arritur në  8.160 ton municione të demilitarizuara, në 6 mujorin e parë të vitit 2011 kemi demilitarizuar 2.234 ton më shumë”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura