Demonstratë në mbështetje të Timoshenkos

May 13, 2012 | 10:29
Vajza e Timoshenkos i drejtohet portestuesve

Qindra njerëz janë tubuar sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të protestuar kundër regjimit të presidentit, Viktor Janukoviç, dhe për të shprehur mbështetje për ish kryeministren e burgosur, Julia Timoshenko.

Demonstruesit kanë kërkuar lirimin e zonjës Timoshenko nga vuajtja e dënimit prej 7 viteve burg, ndërsa vajza e saj, Jevhenia ka lexuar një letër nga e ëma, që ka kërkuar mekanizma të rinj për forcimin e shtetasit të zakonshëm, në mënyrë që të mund të filloj procedura e shkarkimit të zyrtarëve shtetëror.

Kjo demonstratë u bë vetëm një ditë pasi presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite, i ka tërhequr vërejtjen Janukoviçit, se Ukraina po rrezikon të “izolohet”  nga Evropa, nëse ajo vazhdon t’i shkelë të drejtat e Timoshenkos dhe të protestuesve të tjerë opozitarë.

Zonja Gribauskaite, po ashtu ka vizituar Julia Timoshenkon në një spital të Harkovit, ku ajo po trajtohet për dhimbje të shpinës dhe nga pasojat e grevës së urisë, që e kishte filluar pasi i kishte akuzuar rojet e burgut se e kishin rrahur.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura