TIRANE- Ndaj pese gjyqtareve eshte kerkuar sot procedim disiplinor nga Ministria e Drejtesise, te akuzuar per shkelje të rënda proceduriale, në dëm të sistemit bankar.
Permes nje deklarate të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se 5 gjyqtarët e gjykatave të shkallës së pare akuzohen për shkelje të rënda procedurale në çështjet civile.
Mesohet se 1 gjyqtar ushtron veprimtarinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 3 gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 1 gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
Këto procedime bazohen në rezultatet e 2 inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisëtë cilat janë zhvilluar për verifikimin e çështjeve gjyqësore me të paditur apo person të tretë Bankat e Nivelit të Dytë, ku gjyqtarët e proceduar kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Sipas ministrisë shkeljet e ligjit të kryera nga gjyqtarët kanë favorizuar debitorët e bankave të nivelit të dytë.
Ministria thekson se keshtu realizohet mbrojtja e dinjitetit, e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtja e interesit publik, si dhe e interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë. “Ministria e Drejtësisë, falenderon ankuesit për bashkëpunimin e tyre nëpërmjet ankesave drejtuar asaj për çdo rast të devijimit të drejtësisë nga ana e sistemit të drejtësisë” përfundon deklarata e Ministrisë së Drejtësisë.
© Panorama.al











