D’Elia bën thirrje për të tejkaluar krizën

Jun 24, 2011 | 15:54

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia  tha sot se vendi duhet të punojë për të tejkaluar këtë fazë ngërçi. Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm dhe njëherësh zv.kryeministrin, Edmond Haxhinasto, D’Elia theksoi se vendi duhet të rikthehet sa më parë në  jetën politike normale dhe parlament.

Për të përmbushur reformat e kërkuara nga BE-ja, shtoi ai, duhet të punohet në parlament.

Ambasadori italian dhe ministri i jashtëm shqiptar, gjatë takimit njoftuan se qytetarët shqiptarë tashmë nuk do të kenë më nevojë të legalizojnë dekomuentat pranë Ambasadës italiane.

D’Elia theksoi impaktin ekonomik që do të ketë ky vendim tek qyetarët shqiptarë, ndërsa Haxhinasto e quajti këtë një zhvillim shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet konsullore mes dy vendeve.

 

© Panorama.al

Te lidhura