Del nga shinat treni Shkodër-Tiranë, s’ka të lënduar

Feb 4, 2012 | 11:50

Një tren i linjës Shkodër- Tiranë doli nga shinat mëngjesin e sotëm duke rrezikuar jetën e udhëtarëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Vorës, ndërsa njoftohet se nuk ka patur të plagosur. Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur për shkak të vjedhjes së aksesorëve të hekurudhës.

Mashinisti ka mundur të shmangë daljen totale të trenit nga shinat. Kjo është hera e katërt që vidhen aksesorët në këtë pjesë të hekurudhës. Brigada e Avarive mësohet se ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura