TIRANË-Kuvendi ka miratuar sot pa praninë e opozitës kandidatët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilët kaluan pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.
Në votimin e hapur, në seancën e sotme u votuan dy kandidatët për Gjykatën e Lartë dhe një për atë Kushtetuese, të cilët morën miratimin e Komisionit të Ligjeve.
Me 72 vota pro u miratuan kandidaturat e Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që sikundër ndodhi në komision u rrezua kandidatura e Manjola Bejlerit. Ne votimin e hapur kandidatura e saj u rrezua me 64 vota kunder, nderkohe qe grupi i LSI-se dhe deputeti i PDIU-se, votuan pro.
Maxhoranca nuk votoi për tre kandidaturat e tjera të dekretuara nga presidenti Topi për këtë gjykatë e konkretisht, Artan Hoxha, Edlira Jorgaqi dhe Adrian Leka, të cilat u rrëzuan nga Komisioni i Ligjeve.
© Panorama.al











